Inaugurohet “Shtegu i Çezarit”, Klosi: Promovojmë historinë, traditat dhe vlerat turistike

16/10/2018 18:31

Në Ditën Ndërkombëtare të ecjes në natyrë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit zgjodhi të inaugurojë “Shtegun e Cezarit”, që lidh Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe Monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës. Ceremonia u zhvillua në Grin Cost Rezort, për të cilin Klosi tha se është një ndër investimet më moderne në Mesdhe.

“Do të kemi një hotel me 5 yje për të cilat ne po flasim për ditë, një nga investimet më të mira të të gjithë zonës së Mesdheut për sa i përket hotelit në cilësinë e tij, por po ashtu kemi një bashkërendim ndërmjet këtij investimi dhe sponsorizimit që kompania po bën që së bashku me zonat e mbrojtura të shënjojnë në mënyrë të plotë të gjithë “Shtegun e Cezarit”, i cili vjen nga një histori mijëravjeçare”, tha ministri.

Ministri tha se Grin Kost duhet përshëndetur maksimalisht për atë investim që po bën në shtegun e Cezarit. Përfaqësuesja e projektit, tha se ky është projekti më i rëndësishëm i Grupit “Balfin” në fushën e turizmit.

Shtegu i Çezarit do të kthehet shumë shpejt në një zone ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, me pjesëmarrjen e alpinistëve edhe të apasionuarve pas natyrës.

Top Channel