Nuk pati fitues në sfidën miqësore mes Belgjikës dhe Holandës, e cila u zhvillua në stadiumin “Mbreti Baudouin” në Bruksel.

Përballja e vendeve të ulëta ishte mjaft spektakolare, teksa vendasit gjetën avantazhin që në minutën e pestë, me anë të liderit dhe kapitenit të tyre, Eden Hazard.

Nga ana tjetër, Holanda vinte me moral të lartë pas triumfit 3-0 ndaj Gjermanisë dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 27-të, me anë të Groeneveld.

Minutat e mbetura prodhuan shumë raste, por protagonistë u bënë edhe portierët respektivë, të ciëlt bënë që sfida të përfundonte në barazim 1-1.

Top Channel