Ardi Veliu në prokurori. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do të dëshmojë për Fredi Alizotin

16/10/2018 12:10

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, do të shkojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në çështjen “Babale”.

Emri i Veliut është përmendur nga Fredi Alizoti në një videopërgjim që publikoi Partia Demokratike.

Emri i Ardi Veliut është përmendur në një video të dytë të publikuar nga PD-ja, në të cilën protagonist kryesor është “aktori” Fredi Alizoti, imituesi i zërit të Agron Xhafës. Alizoti thotë se ka qenë drejtori i përgjithshëm ai që në datën 1 ose 2 qershor e ka marrë nga Fieri dhe e ka sjellë në Tiranë për të dhënë një deklaratë në prokurori.

Më pas, Fredi Alizoti është pyetur nga prokurorët pasi pranoi se ishte aktori i audio-përgjimit numër 1, me protagonist Albert Veliun. Alizoti ka sqaruar se në lidhje me videon e dytë ka bërë shaka me autoritetet, duke thënë se i qëndron pohimit të parë, duke këmbëngulur se ka imituar zërin e Agron Xhafës.

Top Channel