Kapiteni i Manchester United është në vitin e tij të fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe duket se drejtuesit e klubit kanë vendosur ta përzënë “me stil”, duke mos i rinovuar kontratën mbrojtësit.

33-vjeçari nuk është më në planet e Jose Mourinho, por duket se edhe me largimin e mundshëm të portugezit, gjërat nuk do të ndryshojnë për futbollistin nga Ekuadori.

Për këtë arsye, Valencia ka nisur kërkimin për një klub tjetër, pasi është i lirë që të zgjedhë alternativën që i leverdis më shumë, si lojtar i lirë që është.

Top Channel