Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në “Twitter” i bën thirrje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të tërheqë urdhrin, që sipas tij ai u ka dhënë deputetëve të tij në delegacionin e Shqipërisë për rrëmujë sot në Parlamentin Europian.

“Lulzim! Tërhiqe urdhërin për rrëmujë qe u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas kuintave “me anonime” e bën përditë”, thekson Balla.

Balla e fton Bashën që të presin të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorisë.

“Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorisë!”, shprehet Taulant Balla.

Top Channel