Kafshët e egra vazhdojnë të shtohen në pyjet e Korçës. Derri i egër, sorkadhja, lepuri i egër dhe ariu i murrmë, një specie që rrezikonte zhdukjen po shfaqet gjithnjë e më shumë në pyjet e Korçës.

Moratoriumi i gjuetisë ka sjellë rezultate pozitive sa i përket shtimit të popullatave të faunës për speciet në minimumin jetik. Pamjet e kamerave përgjatë gjurmës së Gazsjellësit TAP në rajonin juglindor dëshmojnë se kafshët e egra janë shtuar.

Arinjtë e murrmë janë miqtë më të veçantë të cilët janë monitoruar në habitatet e tyre, gjatë aktivitetit për punimet e gazsjellësit.

Top Channel