Dikur në fund të viteve 90, fillim të viteve 2000, nëse ishe i papunë një mundësi ishte të bëheshe polic. Por mesa duket me kalimin e viteve ky mentalitet ka ndryshuar. Tashmë edhe të rinj me shkollë të lartë dëshirojnë të veshin uniformën e policisë së shtetit.

Rreth 2700 aplikantë nisën fazën e parë të testimit me shkrim për patrullë e përgjithshme, nga të cilët 2300 meshkuj dhe 380 femra. Të gjithë konkurrojnë për 150 vende të lira në radhët e policisë ndërkohë më shumë se 600 aplikantë kanë përfunduare edhe studimet e larta.

“Më duket një mënyrë e mirë punësimi. E kam pasion, dua të kontribuoj për vendin. Dua të shërbej”, shprehen disa prej kandidatëve.

Pas testimit me shkrim, aplikantët do i nënshtrohen edhe testimit fizik dhe atij psikologjik. Në bazë të pikëve të grumbulluar në total do përzgjidhen edhe efektivët e rinj që do i bashkohen uniformave blu.

Top Channel