Një grevë nga punonjësit e Ministrisë së Kulturës greke, mbylli të enjten Akropolin e lashtë, që është atraksioni më i popullarizuar i vendit dhe la jashtë një radhë të gjatë turistësh.

Punonjësit e thirrën grevën 24-orëshe sepse kanë frikë se disa nga monumentet e vendit do të përfshihen në një fond asetesh për t’u privatizuar, diçka që qeveria e ka mohuar.

Vende arkeologjike dhe disa muze, duke përfshirë kodrën e Akropolit dhe Partenonin, rrënojat e një tempulli të lashtë grek tek perëndeshën Athena në majë të kodrës që mbikëqyr kryeqytetin, u mbyllën për shkak të protestës.

“Ne jemi të zhgënjyer. Ne jemi këtu vetëm për një ditë dhe nuk po mundemi të vizitojmë Akropolin”, tha Alexander Walter, një nëpunës civil gjerman që qëndronte pak metra larg protestuesve.

Disa dhjetëra punëtorë mbanin banderola, ku shkruhej: “Kultura arkeologjike e vendit nuk është për shitje”. “Nuk dimë cilat monumente dhe cilat muze janë në listë”, tha kreu i bashkimit të punonjësve, Stamatia Marketou.

Ministria e financave e Greqisë të mërkurën tha se vendet, monumentet dhe muzeu arkeologjik dhe historik janë të përjashtuara nga fondi i aseteve për t’u privatizuar.

Top Channel