Ukraina ka marrë miratimin për të krijuar një kishë të pavarur Ortodokse, në atë që Kievi thotë është një hap jetik kundër ndërhyrjes ruse në çështjet e saj, por kleriku rus Kirill kundërshton ashpër ndarjen më të madhe në krishterim, prej një mijë vjetësh.

Në një sinod tre ditor të kryesuar nga Patriarku Ekumenik në Stamboll, selia e udhëheqësit shpirtëror global prej rreth 300 milion të krishterësh ortodoksë, mbështeti kërkesën e Ukrainës për një kishë “autoqefale” (të pavarur). Sinodi do të “vazhdojë me dhënien e Autoqefalisë në Kishën e Ukrainës”, tha një deklaratë zyrtare e Patriarkatës së Stambollit.

Sinodi mori disa vendime për t’i hapur rrugën Ukrainës që të ngrejë kishën e saj, duke përfshirë rehabilitimin e një patriarku ukrainas, pa lidhje me Kishën Ortodokse Ruse, për të udhëhequr një kishë të shkëputur në fillim të viteve 1990.

Në hakmarrje, Kisha Ortodokse Ruse tha se do të thyejë marrëdhëniet eukaristike me Patriarkanën Ekumenike, citohet të ketë thënë një zëdhënës për agjencinë e lajmeve Interfax.

Përleshja mbi të ardhmen shpirtërore të Ukrainës rrjedh nga prishja e marrëdhënieve midis Kievit dhe Moskës, pas aneksimit të Krimesë nga Rusisë në vitin 2014 dhe shpërthimit të luftimeve separatiste në lindjen e Ukrainës, që ka vrarë mbi 10,000 njerëz.

Ukraina akuzon Kishën Ortodokse Ruse për përdorim të një ndikimi të dëmshëm në tokën e tij, duke lejuar vetveten të përdoret si një mjet i Kremlinit për të justifikuar ekspansionizmin rus dhe mbështetjen e rebelëve separatistë në Ukrainën lindore.

Top Channel