Ervin Salianji ka postuar në profilin e tij të Facebook dokumente nga përgjimet e Prokurorisë për çështjen Babale, duke pretenduar se në to përmendet edhe emri i Taulant Ballës.

Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në Twitter, duke mohuar kategorikisht që të ketë komunikuar me Fredi Alizotin, por ai ka shkuar më tej duke i kërkuar Bashës që të pyes se i kujt është numri 0699423771, i përfshirë në biseda, duke hedhur edhe aludime si ky numër i përket Sali Lushës.

  “Babalja”, Salianji: Përgjimet përfshijnë Ballën në fabrikimin e “aktorit”

“Lulzim! Po mjaft i shpërdorove Sali Anin, Sali Lushën, Sali beun etj. Nuk kam folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales, as me kunatin tënd. Pyet Saliun se i kujt është ky numër 0699423771.”, shkruan Balla në “Twitter”.

Top Channel