Ermir Grezda, prezanton krijimtarinë e tij gjysmëshekullore. Figura qendrore e skulpturave të Grezdës është femra dhe natyra njerëzorë. Njeriu jeton falë natyrës për këtë arsye skulptura duhet të qëndrojnë me të.

“Të kthehet ndjesia njerëzorë pranë parqeve tona, ndaj të gjithë kësaj bukurie të natyrës shqiptare“ , thotë Ermir Grezda.

Ajo që të bie në sy në këtë ekspozitë është ngjyra e kuqërremtë, pasi portretet janë të punuara nga qeramika. Sipas tij ky material I bën ato të pavdekshme.

“Në fillimet tona në përdornim gipsin, mirëpo gjithmonë kujtoja një thënie të Michelangelos “skulptura lind nga artisti, vdes kur kthehet në gips dhe ringjallët në bronz ose mermer. Mbas 1990 fillova që të gjitha punimet t’i kthej në qeramikë e cila është një material interesant ka ngjyrën dhe të lejon të punosh pa e kthyer në gips”, u shpreh Grezda.

Materiali i qeramikës bën që trupat dhe portret e krijuara të Grezdës të jenë të plasaritura. Kjo bën që arti modern dhe ai klasik të shkrihen në një.

Top Channel