I ftuar në emisionin “Open” mbrëmjen e kësaj të enjteje, deputeti i Partisë Demokratike, teksa foli për çështjen “Babale”, u shpreh se Albert Veliu u detyrua të largohej nga Shqipëria pasi në të kundërt do të persekutohej nga Rama.

Ai tha se çdokush që merr guximin të denoncojë krimin dhunohet nga Kryeministri.

“Albert Veliu iku nga Shqipëria pasi kishte frikë se do të persekutohej. Çdo gazetarë që gjen guximin që denoncon krimin dhe përfshirjen e qeverisë në të, ndodhet përballë dhunës së kryeministri. Sot jemi si në diktaturë. Nëse flet targetohesh, dhunohesh, nga Kryeministri”, tha Alibeaj.

Top Channel