Kosova po shkon e sigurt drejt kreut të grupit në Nations League, pasi arriti të mund edhe kombëtaren e Maltës me rezultatin 3-1.

Mesfushori Benjamin Kololli ishte njeriu i ndeshjes, duke realizuar dy nga tre golat e takimit, ndërsa goli tjetër u realizua nga Muriqi.

Kosova e dominoi totalisht takimin ndërsa pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0. Me nisjen e pjesës së dytë, maltezët barazuan rezultatin e më pas erdhën edhe dy golat e tjerë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e 7 pikëve, në vendin e parë, pas 3 ndeshjeve.

Top Channel