Deputeti i Partisë Demokratike përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me vendimin e këtij institucioni për moskompetencë për hetimin e bandës së Elbasanit.

“Prokuroria e Krimeve te Renda paska thënë sot se nuk ka kompetencë të hetojë krimin e rëndë të një prej bandave me te rrezikshme të Elbasanit, e cila në shtator të vitit 2017, pothuajse vrau një punonjës policie në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit. Policia e fshehu atë ngjarje derisa u denoncua publikisht nga Kryetari i PD, Lulzim Basha. Prokurori Gentian Osmani, me anë të një shkrese zyrtare të drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka njoftuar se nuk ka kompetencë për të hetuar këtë bandë”, shkruan Oerd Bylyknashi.

Sipas Bylykbashit Prokuroria e Krimeve të Rënda mbetet e angazhuar plotësisht për mbrojtur vëllanë trafikant droge të Fatmir Xhafës, duke i dorëzuar të njëjti prokuror hetimin për kallëzim të rremë për çështjen Babale, ku është përfshirë edhe deputeti Ervin Salianji.

“Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda është e gjitha e angazhuar për të shpëtuar të dënuarin për trafik droge Agron “Geron” Xhafa dhe trafikante e kriminele të lidhur me qeverisjen e Edi Ramës përmes hetimit të “provave” për kallëzim të rremë të fabrikuara në zyrën e Fatmir Xhafës. I njëjti prokuror që shpall sot moskompetencë për hetimin e krimeve të rënda të bandave të Elbasanit, keqpërdor Prokurorinë e Krimeve të Renda për të hetuar, tërësisht jashtë kompetencës së Krimeve të Renda, kallëzimin që ka bërë narkotrafikanti Agron Xhafaj për “kallëzim të rremë” që nuk është krim i rëndë.‎ Ky është produkti i reformës Rama-Xhafaj, një prokurori që vepron me telekomandën e pushtetit.

Top Channel