Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Ervin Salianji ka postuar dokumente nga përgjimet e Prokurorisë, ku sipas tij përfshihet kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Sipas tij në përgjime përmendet një “shok nga Librazhdi”, që sipas Salianjit bëhet fjalë për Taulant Ballën.

“XhafajGate! Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti. Si u fabrikua “aktori”?! Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policisë Fier dhe me persona të tjerë! Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë. Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumente zyrtare. Deri tani kemi parë shumë pak”, shkruan Salianji në “Facebook”.

Ndërkohë deputeti i PS, Taulant Balla ka reaguar për emisionin “Open” duke i dërguar një mesazh moderatores Eni Vasili.

“Më vjen keq për Salianjin për llumin që është zhytur, nuk ka asnjë komunikim timin me kunatin e Babales”, ka qenë reagimi i Ballës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel