Zërat më të mirë të Shqipërisë së mesme janë mbledhur sonte për publikun kryeqytetas. Bashkia e Tiranës ka sjellë sonte “Ti tironë dashni e modhe” duke bërë bashkë të gjithë ata që e duan, por mbi të gjitha që e këndojnë muzikën “tironse”.

Pas Tropojës dhe Shkodrës sonte është mbrëmja e Tiranës, me muzikën tradicionale dhe këngëtarët e Shqipërisë së Mesme.

  “Ti Tironë dashni e modhe”, sonte në amfiteatrin e liqenit

Sinan Hoxha, Valbona Mema, Greta Zani, Xhavid Dedej, Pajtim Struga, Altin Shira, Ansambli i Këngëve dhe valleve po ndezin atmosferën në Kodrat e Liqenit.

Top Channel