Ka përfunduar pa gola miqësorja e luajtur në “Elbasan Arena” ndaj Jordanisë. Një ndeshje test për kuqezinjtë, në prag të përballjes me Izraelin për Ligën e Kombeve

Kuqezinjtë janë treguar më këmbëngulës këtë fragment loje, por nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në pjesën e parë vlen për t’u theksuar një penallti e mohuar në minutën e 25-të, teksa Grezda ka lënë pas shpine mbrojtjen e miqve dhe teksa ka hyrë në zonë është rrëzuar në mënyrë të gabuar nga mbrojtësi jordanez, por arbitri kryesor nuk ka qenë i këtij mendimi.

Ndërkohë në të dytën kanë qenë serish kuqzinjtë që kanë kërkuar golin, e Uzuni ishte shumë pranë, por e ndali vetëm shtylla.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel