Shkarkohet shefi i sigurisë së burgjeve. Shkak, mosdërgimi i Martinajt në spitalin e burgut

10/10/2018 12:15

Ministrja e Drejtësisë e shkarkoi drejtorin e Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, për dështimin e transferimit të të arrestuarit Ervis Martinaj nga “Spitali Amerikan 2” në Spitalin e Burgjeve.

Arsyeja që paraqiti Sulejmani ishte se mjekët e spitalit privat refuzuan që të firmosin fletë-daljen.

Menjëherë, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa zbatoi urdhërin për shkarkim të shefit të Sigurisë së Burgjeve. Debati është zhvilluar mbrëmë dhe në fund, vetë i arrestuari Ervis Martinaj pranoi të largohet, edhe pse mjekët e spitalit nuk firmosnin.

Martinaj është në masë sgurie me 30 ditë burg dhe për shkak të plagëve që kishte marrë në ngjarjen e ndodhur në bllok po trajtohej në spital.

Top Channel