Shkarkime nga “bashkëqeverisja”. Kryeministri takon koordinatorët e platformës

10/10/2018 15:32

Një mësuese nga Vau i Dejës tregoi para Edi Ramës, në takimin javor të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, për denoncimin e drejtorit të shkollës, të cilin e kishte gjetur në shkelje të ligjit për arsimin dhe në keqadministrim të fondeve.

Pas verifikimeve, drejtori u shkarkua, por kryeministri pranoi se nuk është i vetmi që ka probleme.

Rama kërkoi ndihmën e qytetarëve që të denoncojnë pranë portalit të bashkëqeverisjes, rastet e abuzimit në administratën shtetërore.

Problemet me titujt e pronësisë nuk munguan as në këtë takim, ku Rama theksoi se, së shpejti nis reforma e bashkimit të Hipotekës me ALUIZNI-n.

Për këtë reformë, ministrja e Drejtësisë do të nisë shumë shpejt konsultimin publik, tha Rama.

Top Channel