Pas barazimit pa gola me Jordaninë në “Elbasan Arena”, trajneri u shpreh se nuk ka asnjë fjalë për lojtarët që zbritën në fushën e lojës, duke u shprehur se lojtarët dhanë maksimumin dhe zbatuan urdhrat.

“Më vjen keq që nuk fituam. Lojtarët kanë qenë shumë serioz dhe kanë dhënë gjithçka. Ne patëm mundësitë tonë, por në fund nuk arritëm të fitojmë”, u shpreh Panucci.

Sa i përket lënies në stol të Hysajt, ai u shpreh se e bëri këtë zgjedhje pasi futbollisti ka zhvilluar shumë ndeshje me Napolin dhe është i lodhur.

“Hysaj vinte me shumë minuta në këmbë me skuadrën e Napolit dhe e lash pushim”, tha Panucci.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime me Izraelin, trajneri u shpreh se ka edhe 4 ditë kohë për ta përgatitur, duke mos thënë asgjë për futbollistët me të cilët do të zbresë në fushën e lojës.

Top Channel