Daena jeton në të njëjtën lagje të Tiranës me çiftin Muçollari, 400 metra larg shtëpisë gati të rrënuar të tyre. 19-vjeçarja, pasi mbaron shkollën gjen gjithmonë pak kohë për të takuar dhe ndihmuar familjen e harruar nga shteti.

“Me thënë të drejtën mbase unë nuk kam një ekonomi familjare shumë-shumë të mirë që tua rregulloja shtëpinë, por i kam ndihmuar me aq sa kam pasur mundësi. Qoftë me ushqime, qoftë me ca kishim mundësi me familjen time. Madje edhe asistencën ua kanë hequr, 20 mijë lekë të vjetra një shumë tepër minimale, dhe nuk kanë as për ilaçe as për ushqime”, shprehet Daena Lani.

Më parë, 53-vjeçari punonte në ndërtim, por nga pafuqia nuk mundej më.

“Në këtë moshë që kam,të arrij unë në këtë gjendje, të rri koshave e mbeturinave e me sëmundje e me të gjitha”, tha Resmi Muçollari.

“Mbledh kanaçe, bidona, plastmase. fitojmë 200 lekë, 300 lekë”, shprehet Zyra Mucollari.

Por kjo shumë lekësh nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat minimale jetike.

“Komshinjtë më kanë ndihmuar, më kanë sjellë nga një sahan me gjellë. dikush më jep një gjysmë buke, dikush një bukë”, thotë Resmi Muçollari.

“Në vend të mishit kam futur ujë, që të pimë ç’të bëjmë. Ujë çezme mbush”, tha Zyra Mucollari.

Teksa çifti përpiqet të shtyjë mes vështirëve ditët, nëpërmjet mikrofonit të Top Channel luten për ndihmë. Daena është shembulli më i mirë që gjithsecili prej nesh mund të kontribuojë brenda mundësive. Ndërsa shteti duhet t’u kthejë asistencën familjeve që kanë vërtet nevojë për të, të zbatojë ligjin.

Top Channel