Alvaro Morata paralajmëron drejtuesit e Chelseat sa i përket Eden Hazard. Sulmuesi spanjoll, në një intervistë për tabloidin “The Sun” ka lënë të kuptohet se “blutë” e Londrës do ta kenë shumë të vështirë ta pengojnë kalimin e mesfushorit belg te Reali i Madridit.

“Hazard është një futbollist i shkëlqyer, që mund të luajë në çdo pozicion. Nëse ai e ka thënë hapur se ëndërron të luajë për Realin e Madridit, atëherë në këtë pikë nuk ka shumë për të bërë. Të gjithë kemi deklaruar se ai nuk dëshiron të largohet dhe se do të qëndrojë te Chelsea, por nëse Reali i Madridit vjen me një ofertë për të, sigurisht ajo që mendojmë ne nuk do të jetë një problem”, tha Morata.

Morata shtoi gjithashtu se, sidoqë të shkojnë gjërat me Hazardin, nuk do të ketë asnjë problem.

“Ana pozitive është se Hazard ka raporte shumë të mira me klubin, ndihet shumë mirë këtu, – vijoi Morata. – Nuk është nga ato raste kur futbollisti kërkon të largohet me çdo kusht. Por, Chelsea do të bëjë mirë që të ketë parasysh vullnetin e Hazard”.

Top Channel