Nga Singapori për në Nju Jork për rreth 19 orë në fluturim.

Duke nisur nga 11 tetori, pasagjerët në avionin e ri të kompanisë ajrore Singapore Airlines, Airbus A350-900 ULR (Ultra Long-Range), do të bëjnë fluturimin që do të thyejë rekorde.

Kompania më parë përdorte avionin me katër motorë, A340-500 për udhëtimin 9500 milje (15288 km). Ky ishte një opsion ineficent, ndaj e ndërpreu në vitin 2013.

Fluturimet e reja do të jenë tre herë në javë nga Singapori për në aerportin Newark Liberty International, ndërsa të përditshmet do të nisin më 18 tetor, pas vënies në funksionim të avionit të dytë.

Në fund të shtatorit, kompania mori avionin në dorëzim nga Airbus. Për momentin ka 22 avionë A350-900 dhe ka porositur 45 të tjerë, përfshirë gjashtë URL.

Avioni u testua në prill, kur avioni mbërriti në Singapor nga Tuluza e Francës, raporton CNN.

Airbus A350-900 ULR (Ultra Long-Range) mund të fluturojë 11160 milje (17960 km), 1800 milje më shumë se avioni A350.

Kjo do të thotë se Singapore Airlines do të shpallet mbretëresha e fluturimit më të gjatë në botë pa ndalesë.

 

 

FOTO GALERI
2/6
Fluturimi aktual më i gjatë pa ndalesë, Doha-Okland

Top Channel