Banorët e Gosës dolën në protestë për të kërkuar energji elektrike, që u ndërpritet çdo ditë.

Në kohë me shi, mungesa e energjisë zgjat deri në 5 orë. Në shtëpitë e banorëve janë dëmtuar edhe pajisjet elektroshtëpiake.

Banorët fajësojnë OSHEE-në e Rrogozhinës dhe thonë se duhet ndërhyrë para se situata të rëndohet dhe të çojë bizneset e zonës drejt mbylljes.

Top Channel