Forca e Ligjit ka arrestuar në flagrancë një prej të fortëve të Fierit. FNSH, në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, në kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim, kanë vënë në pranga Ilir Boriçin.

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe një shpatë, në zotërim të 42-vjeçarit.

Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit. Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”.

Aktualisht, ky shtetas ishte në masën “detyrim paraqitje” për veprën penale “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Top Channel