Tre programe studimi në Universitetin “Fan Noli” në Korçë do të pezullohen këtë vit, pasi nuk përmbushën kuotat me studentë.

Degët e parashkollorit dhe Gjuhws e Kulturës Frënge në Fakultetin e Edukimit si dhe dega e Mjekësisë së Bimëve dhe Ortikulturës në Fakultetin e Bujqësisë, pas raundit të dytë të regjistrimeve arritën kuotën prej 5 studentësh secila, nga 10-15 që nevojiten, çka solli që këto degë të rrezikojnë mbylljen, ndërkohë që për këtë vit akademik u çelën 15 programe të rinj, çka do të bëjë që këta studentë të kalojnë në degë të ngjashme me ato ku ishin regjistruar.

Programet e reja 2-vjeçare me karakter profesional synojnë që të jenë më afër tregut të punës, çka ka sjellë edhe interesim më të lartë nga maturantët. Sipas rektorit të Universitetit të Korçës, nga 300 kuota pranimi në të gjitha këto programe, deri tani janë plotësuar 280 të tilla.

Për këtë vit, raundi i dytë i regjistrimeve u mbyll me 150 studentë më tepër krahasuar me një vit më parë, ndërsa në Universitetin e Korçës studiojnë në të gjitha programet e studimit rreth 5000 studentë.

Top Channel