Komisioni Europian ka “bashkuar”, edhe pse vetëm për pak çaste, Kosovën me Shqipërinë në një agjendë të vetën mbi aktivitetet që pritet të zhvillojnë komisionerët e tij gjatë kësaj jave.

Lapsusi është vënë re jo vetëm në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Europian, por edhe në versionin e printuar të dokumenteve të agjendës së komisionerëve. Megjithëse në faqen e internetit, gabimi është korrigjuar, letrat tashmë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe medieve në Kosovë, Serbi e më gjerë.

Në agjendën e aktiviteteve të komisionerëve, në paragrafin që kishte të bënte me Kosovën, njoftohej se Komisionerja për Ekonominë Digjitale, Marya Gabrial do të vizitonte Prishtinën e Shqipërisë më 12 tetor.

Më tej, njoftimi vijonte me takimet që komisionerja Gabriel do të kryente me zyrtarët e Prishtinës në Shqipëri.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel