Fundjava japoneze në Formulën 1 ishte krejtësisht për t’u harruar për Sebastian Vettel. Piloti gjerman bëri disa gabime dhe e mbylli në vendin e 6 garën, ndërsa titulli botëror tashmë është një mirazh për të.

Kritikat ndaj 4 herë kampionit të botës janë shtuar, megjithatë Vettel e ka dikë që e mbron dhe nuk është as më shumë e as më pak, por vet rivali i tij Lewis Hamilton, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka kërkuar më shumë respekt për Sebastian Vettel.

“Besoj se media duhet të tregojë më shumë respekt për Vettelin. Nuk mund ta imagjinoni sa e vështirë është ajo që bëjmë ne, në këto nivele. Është e vështire për çdo sportist që është në kulmin e aktivitetit. Është e kuptueshme që ne, si njerëz që jemi, mund të bëjmë gabime. Ajo që ka rëndësi është sesi i korrigjojmë”, lexohet në postimin e Leëis Hamilton.

Një mesazh ky që te Ferrari shpresohet që të ndihmojë në moralin e Vettelit dhe në përmirësimin e paraqitjeve të tij në pistë.

Top Channel