Organizata Ndërkombëtare “Young Minds”, e cila merret me shëndetin mendor të fëmijëve, ka thënë se 1 në 10 fëmijë të moshës 5 – 16 vjeç vuan nga ndonjë çrregullim i shëndetit mendor, si stresi, depresioni, ankthi dhe shqetësimi.

Fëmijët njësoj sikur të rriturit përjetojnë stres, ankth apo depresion, ndërsa burimi i këtyre çrregullimeve mund të jetë divorci i prindërve, bullizmi, shpërngulja në një qytet tjetër, presioni nga shokët e shoqet dhe të tjera.

Është e rëndësishme që prindërit ta kuptojë kur fëmija i tyre ka probleme të tilla dhe ti adresojnë në një mjek.

Po në Shqipëri si është situata? Valbona Alikaj, psikiatre për adoleshentë dhe fëmijë, na jep disa përgjigje rreth këtyre problemeve në emisioni “Në shtëpinë tonë”.

Top Channel