Me pistoletë lodër synon të grabisë argjendarinë, neutralizohet nga punonjëset

08/10/2018 22:18

Një tentativë grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

Policia bën të ditur se një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër, ka tentuar të vjedhë në një argjendari.

Sipas policisë, personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.

Top Channel