Ka ndërruar jetë gazetari dhe ekonomisti i njohur kosovar, Ibrahim Rexhepi. Lajmi për vdekjen është bërë i ditur nga kolegët gazetarë. Rexhepi ka punuar edhe si redaktor i rubrikës së ekonomisë në Gazetën Express.

Ibrahim Rexhepi që disa muaj ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku ministër është Valdrin Lluka.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së Rexhepit.

Ai vite më parë ka lënë punën e gazetarit për t’u anëtarësuar në partinë e Behxhet Pacollit.

Rexhepi në zgjedhjet e fundit ka qenë në listën e AKR-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, njofton Gazeta Ekspres.

 

Top Channel