Khabib Nurmagomedov ishte protagonist i një nga momenteve më të shëmtuara të historisë thuajse 25-vjeçare të UFC-së, pas ndeshjes me Conor McGregor në UFC 229.

Rusi kërceu oktagonin dhe sulmoi ekipin e irlandezit, duke nisur një sherr masiv të pazakontë në evente të tilla. Një situatë e krijuar nga provokimet e vazhdueshme të ish-kampionit dhe për të cilën më vonë Khabib kërkoi falje.

Më poshtë do t’ju rendisim 5 arsyet pse Khabib Nurmagomedov humbi kontrollin pasi fitoi ndaj Connor McGregor.

FOTO GALERI
1/5
1- McGregor humbi titujt e tij UFC Para UFC 229, McGregor nuk kishte konkurruar për pothuajse dy vjet (nëntor 2016 në UFC 205). Në mes ishte ndeshja e tij e boksit kundër Mayëeather dhe kthimi i tij ishte vënë në pikëpyetje. Kompania gjithmonë e mbrojti atë, por përballë presionit të pjesës tjetër të luftëtarëve, UFC-ja zgjodhi në prill që t’i hiqte titullin e peshës së lehtë. Ky veprim u mor si mungesë respekti nga ish-kampioni, i cili filloi të lërë mesazhe në rrjetet sociale

Top Channel