Inter mundi 2-1 Spalin në një transfertë, e cila rezultoi më e vështirë sesa parashikimi. Një gol me fat i Icardit zhbllokoi shifrat pas një aksioni ku topi u devijua, ndërsa vendasit humbën një penallti me Antenaçin vetëm 4 minuta më vonë.

Spal arriti të barazonte përkohësisht me Paloskin, para se kapiteni i Interit, Mauro Icardi të vendoste fitoren që ngjit zikaltërit në vendin e tretë.

Ndërkohë, më herët këtë të diel, Milani mori një fitore të lehtë me Chievon 3-1, ku shkëlqeu Higuain me dy gola, ndërsa Suso ishte autor i 3 asisteve.

Lazio fitoi 1-0 me Fiorentinën. Nëdrsa po me të njëjtin rezultat, Napoli mundi Sasuolon.

Top Channel