Një nga hotelet më të njohura në botë, po e çon ekstravagancën në tjetër nivel, duke ofruar kapuçino të bërë me flori të vërtetë, 24 karat.

Hoteli Burj Al Arab në Dubai, tashmë sinonim i luksit, e ofron pijen e veçantë në lokalin “Sahn Eddar lounge”.

Kapuçinoja bëhet me kafe 100% arabe dhe me shkumë qumështi që është përzier me flori 24 karatësh.

Pija është mëse e sigurt për t’u konsumuar. Përveç floririt, ka edhe qumësht organik, pluhur dhe kokrriza floriri italian.

E gjitha shërbehet me filxhanë që, sigurisht, janë të larë me flori.

FOTO GALERI
1/6
Pija e mbuluar me flori të përzier me shkumën e qumështit është e konsumueshme.

Top Channel