Spektakli i madh i humorit, “Portokalli”, rikthehet këtë të diel në ekranin e Top Channel. Aktorë të rinj, personazhe të reja, do ju bëjnë të mbani “barkun me dorë” këtë sezon.

I ftuar në “Top Talk”, regjisori Altin Basha premtoi për një sezon spektakolar, ndërsa zbuloi edhe të rejat e këtij sezoni.

“Aktorët e “Portokallisë” nuk e kanë kaluar kot këtë periudhë. Prej kohësh jemi në audicione. Ne kemi ndërtuar personazhe të rinj, kemi ndërtuar skenarë, skema funksionale mes personazheve të vjetër. Është punuar me shumë intensitet dhe shpresoj se do të kemi një sezon spektakolar”, tha Altin Basha.

Më tej, regjisori u shpreh se tashmë “Portokalli” ka mbajtur më shumë se 400 shfaqe në 15 vjet dhe pse jo meriton edhe një muze.

“Janë bëri mbi 400 shfaqe. Produkti është në atë sasi që do të kishte merituar një muze ku do të kujtoheshin të gjitha aktorët dhe personazhet që ata kanë krijuar. Me kontributin e të gjithëve kemi krijuar një ambient ku edhe të rinjtë të gjejnë vetën”, tha Altin Basha.

Top Channel