Dhënia e lejeve për ndërtimin e parqeve të prodhimit të energjisë nga dielli, apo lejet për konsumatorët e thjeshtë të cilët instalojnë panele diellore për përdorim vetjak, po kthehet në një problem teknik dhe financiar për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë.

Për vetë specifikën, prodhimi i kësaj energjie, kërkon kapacitete depozituese të cilat aktualisht OSHEE nuk i ka të plota sidomos për tensionin e ulët.

Problemi i dytë është ai financiar. Sipas ligjit, OSHEE është detyruar të blejë energjinë që prodhohen nga centralet e diellore, minimalisht për 15 vite dhe çmimi prej 100 euro për megavat do rëndojnë në tarifat finale të energjisë që OSHEE ofron për publikun.

Deri tani janë rreth 10 leje, me kapacitete 2 megawat secila, për ndërtimin e impianteve të prodhimit të energjisë me panele fotovoltaike. Ndërkohë, qeveria ka hapur një tender për ndërtimin në Akërni të Vlorës të centralit më të madh të prodhimit të energjisë nga dielli në Ballkan me një fuqi prodhimi minimale prej 50 megawatesh.

Top Channel