Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar një sasi prej 108 kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa pasi një operacioni në Dimcë të Hanit të Elezit, por nuk ka mundur të arrestojë poseduesit e drogë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se droga kishte hyrë në Kosovë nga territori i Maqedonisë me një makinë.

“Më të vërejtur policia makinën, ajo është kthyer prapa, mirëpo në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë çanta, ku brenda tyre kishte 95 paketime me substanca narkotike”, kanë deklaruar zyrtarët policor.

Policia më pas ka bërë peshimin e drogës, e cila rezulton të jetë 108 kg e 13.3 gr mariuhanë.

Top Channel