Një çamçakëz që forcon kujtesën! Ideja i lindi një studenti pas një aksidenti me makinë dhe po i njëjti person e gjeti mënyrën sesi ta bënte realitet.

“Gomës së përtypshme” i shtohen integratore ushqimorë që ndihmojnë punën e trurit dhe kjo është e gjitha.

Ideatori i “start up”-it të ngritur në Milano, e që po shënon sukses, është një 28-vjeçar, Giorgio Pautrie.

Pas përplasjes nga një makinë, ai kishte pësuar dëmtime të shumta, por me vullnet iu rikthye librave që të përfundonte shkollën e lartë. Vetëm se kishte mjaft vështirësi, ndaj për të shtuar përqëndrimin e forcuar kujtesën përdorte integratorë, pije energjike e shumë kafè.

Por, një mjek i tërhoqi vëmendjen duke i treguar se kombinime të tilla mund të ishin të rrezikshme dhe se duhej gjetur një formulë e përshtatshme. Ai i kishte sugjeruar një përzierje prej rreth 15 përbërësish, që duhej mbajtur një minutë nën gjuhë.

“Kishte shije të tmerrshme, – kujton Giorgio, – prandaj mbaja në gojë edhe një çamçakëz”.

Pikërisht këtu i lindi ideja e bashkimit të dy përbërësve dhe efekti ishte i qartë. Brenda një viti dha 23 provime, bashkë me tezën e diplomës, që normalisht duhej t’i mbyllte në 2 vite e gjysmë.

“Mind The Gum” është realizuar praktikisht me produkte që nxisin kujtesën, por që ndihmohen në aktivizimin e tyre edhe nga procesi i përtypjes.

Top Channel