Filmi “Gruaja e shkrimtarit”. Pushtimi i Parisit nga gjermanët, i aktualizuar sot

04/10/2018 22:00

Regjisori gjerman Christian Petzold e sposton historinë e romanit “Tranzit” të Anna Seghers, të vendosur në vitin 1942, në ditët tona me një kombinim sugjestiv mes të djeshmes dhe të sotmes.

Trupat gjermane gjenden në portat e Parisit. George, një refugjat gjerman arratiset nga Marseja në kohë. Bagazhi i tij përmban dokumentet e një shkrimtari me emër Weidel, i cili vetëvritet prej frikës së persekucioneve.

Këto dokumente përfshijnë një dorëshkrim, disa letra dhe sigurimin e Ambasadës meksikane për një vizë. Në Marsejë mund të qëndrojnë vetëm ata, që mund të demostrojnë se mund të rinisen.

George ka marrë identitetin e Weidel, i ka memorizuar të gjitha informacionet e dokumenteve dhe shpreson kështu të marrë një ndër të paktat lejekalimi të disponueshme në anije, derisa takon Marian.

Petzold i jep filmit të tij një rrjedhshmëri në kohë, që pjesa më e madhe e dramave historike janë të kufizuara për ta bërë.

Megjithëse ngjarja zhvillohet përgjatë Luftës së Dytë Botërore, “Gruaja e Shkrimtarit” gjurmon paralelizma të qartë dhe të fuqishëm me krizat aktuale të refugjatëve në Europë, ashtu si dhe rritjen e frikshme të neonazizmit!

Një zonë tranziti është me përkufizim një zonë kalimi. Si “check-in” në një aeroport, dorëzon bagazhin tënd, por nuk ke ikur ende asgjëkundi.

Top Channel