Harxhi: Politikanët shqiptarë lobojnë vetëm për çështje personale

03/10/2018 16:40

Ndërsa po fliste për çështjen e mundshme të korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë në “Top Talk”, Edith Harxhi, u shpreh se kjo po bëhet për çështje personale të Hashim Thaçit.

Harxhi tha më pas se kjo është një çështje që ndodh rëndom në të gjithë Ballkanin, duke marrë shembull edhe lobimet e politikanëve shqiptarë.

“Të gjithë liderët në Ballkan edhe lobingjet që bëjnë, për shembull edhe me administratën aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kanë lobingje personale. Të gjithë liderët e Ballkanit kanë angazhuar kompani lobingu më shumë për të krijuar një takim me Trump, një shtrëngim dore, të cilën e marrin në vendin e tyre si një mënyrë për të shkarë problemet që kanë nga mbrapa. Kjo ndodh kudo, në të gjithë rajonin, me miliona euro. Këta liderë nuk ngrenë çështje kombëtare”, tha Harxhi.

Top Channel