“Rrajët lëvizin”, autobiografia e Ernest Koliqit vihet në skenë

02/10/2018 15:37

Duke filluar që prej të mërkurës këtu në Teatrin e Metropolit çelet edicioni i dytë i festivalit të dramës shqipe, MetroFest. Nëpërmjet kësaj skenografie na vjen Shkodra e viteve ’70, e nxjerrë nga arkiva nga vepra e Ernest Koliqit “Rrajët lëvizin”.

“Familjet shkodranë janë tipike si këto që Rozi Kostanie montoi me shumë fanatizëm. Të sjellësh në skenë një familje shkodrane nuk është aq e lehtë. Sepse vetë shkodranët janë njerëz me komplekse të çuditshme. Aty ku është për të qeshur qajnë, aty ku është për të qarë qeshin. Prandaj themi “Ban me kenë shkodran të tana i ban”, u shpreh Bruno Shllaku, aktor.

“Rrajët lëvizin”, drama autobiografike e Ernest Koliqit, vjen nën regjinë e Rozi Kostanit, e dukë ndërthurur breza aktorësh, si Bruno Shllaku, Kristina Doda, Marjus Dhrami etj. Koliqi profestizon dëshirën e tij të zjarrtë për të patë me sytë e tij cka qenë në këtë shtëpi, nën kujdesin e Andreas dhe Gonxhes, në një familje tipike shkodrane.

“Sinqerisht dua ta falenderoj për nuhatjen e mrekullueshme që ka Teatri Metropol për të zbuluar dhe për t’i shpëtuar pak çaste nga fataliteti veprat e përfjetura, të përgjumura dhe të harrueme, po flas me gjuhën e Koliqit, dikund snëpër sirtarë që coc edhe nga mungesa e madhe e dashamirësisë lihen në hije si vepra arkaike”, shton Bruno Shllaku.

Jo vetëm njeriu, por edhe koha gjen veten tek “Rrajët lëvizin”, një vepër sa delikate aq edhe epike e Koliqit.

Top Channel