Dikush duke bërë ecje në natyrë dhe të tjerë duke lundruar, një grup të rinjsh nga Elbasani kanë zgjedhur që këtë fundjavë të promovojnë zonën e Funarit, një nga bukuritë më të rralla, por edhe më pak të eksploruara të Qarkut të Elbasanit.

Mes pyllit më pisha dhe atij të ahut shtrihen liqenet e Funarit me pamjet e tyre të gjelbër fantastike. Uji i kristaltë, ajri i pastër dhe një zonë shumë pranë Elbasanit ka mbetur e pazhvilluar për shkak të mungesës të infrastrukturës.

Mes Tiranës dhe Elbasanit, thuajse në largësi të njëjtë, Funari ka mbetur peng i mungesës së infrastrukturës e cila do ta shndërronte këtë zonë në n jë destinacion të rëndësishëm turistik.

Top Channel