Piloti gjerman i Formulës 1, Sebastian Vettel e nisi sezonin ne synimin për të marrë revanshin ndaj pilotit britanik të Mercedesit, Lewis Hamilton dhe për të fituar titullin kampion bote me Ferrarin.

Por kur kanë përfunduar pjesa më e madhe e garave, gjermani është ndjeshëm i shkëputur nga kampioni në fuqi i botës dhe ka komplikuar ndjeshëm rrugën drejt triumfit në garat e shpejtësisë.

Vetë Vettel gjithsesi nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe shpreh besim maksimal te makina që ka në dispozicion, ndërsa thekson se për të fituar titullin, ka nevojë edhe për pak fat.

“Do të synojmë të rikthehemi në garë, duke filluar që nga Çmimi i Madh i radhës. Nuk dorëzohem, pasi kam një makinë shumë konkurruese, që të jep mundësinë të fitosh gara. Është shumë e rëndësishme që të mos humbim toruan në këto momente dhe të garojmë me përqendrim, ndërsa kuptohet që për të rikuperuar distancën nga Lewis, ka nevojë edhe për pak fat”, deklaroi piloti gjerman i Ferrarit.

Top Channel