Prodhuesit gjermanë të makinave si Volkswagen AG (VOWG_p.DE), BMW AG dhe Daimler AG në pronësi të Mercedes-Benz kanë ndërprerë shitjen e disa prej makinave të tyre hibride në Evropë, pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të emetimit të gazrave.

Lajmi u dha nga Automotive News, që shpjegon se regjimi i ri i Procedurës së Testimit të Harmonizuar të Makinave të Lehta (WLTP) në botë, i cili hyri në fuqi më 1 shtator, jep lexime më të larta të dioksidit të karbonit, sesa sistemi i vjetër i ciklit të ri evropian të vozitjes (NEDC).

Kjo ka bërë që makinat të përfshihen në një kategori më të lartë tatimore, ndërsa ekziston rreziku që rregullat e reja të mund të heqin stimujt e taksave të ulëta për makina me emetime shumë të ulëta, që aplikohet aktualisht në disa vende.

Prodhuesit e makinave duhet të vendosin nëse kostoja shtesë për të përshtatur një bateri më të madhe është me vlerë për t’iu përgjigjur stimujve të dhënë nga legjislacioni i taksave në disa vende, shpjegon Automoive News.

Top Channel