Gara e 16-të e Grand Prix e këtij viti në Formula 1 do të mbahet në qytetin turistik Soçi të Rusisë këtë fundjavë.

Gara do të fillojë të dielën në ora 11:10 sipas kohës lokale, pas garës kualifikuese që do të mbahet të shtunën.

Kompeticioni do të mbahet në pistën në Soçi, një rrugë në gjatësi prej 5.848 kilometrash (3.633 milje), që përfshin 53 xhiro.

Kryesuesi i këtij sezoni, piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton fitoi në shtatë gara, ndërsa piloti gjerman Sebastian Vettel i Ferrarit shënoi fitore në pesë gara. Piloti australian i ekipit Red Bull-TAG Heuer, Daniel Ricciardo, mbërriti i pari në dy gara dhe holandezi Max Verstappen u rendit i pari në një garë.

Lewis Hamilton udhëheq me 40 pikë nga Sebastian Vettel në kampionat ku deri në fund të sezonit 2018 kanë mbetur edhe gjashtë gara të Formula 1.

Radhitja e pilotëve dhe konstruktorëve për këtë sezon:

Pesë pilotët më të mirë
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 281 pikë
2. Sebastian Vettel (Gjermani): 241 pikë
3. Kimi Raikkonen (Finlandë): 174 pikë
4. Valtteri Bottas (Finlandë): 171 pikë
5. Max Verstappen (Holandë): 148 pikë

Pesë konstruktorët më të mirë
1. Mercedes: 452 pikë
2. Ferrari: 415 pikë
3. Red Bull: 274 pikë
4. Renault: 91 pikë
5. Haas: 76 pikë

Top Channel