Sebastian Vettel rezulton piloti më i shpejtë i sesionit të parë të provave të lira, në ndalesën e 16 të Botërorit të Formulës 1, në Sochi për Çmimin e Madh të Rusisë.

Piloti gjerman i Ferrarit regjistroi kohën prej 1 minutë, 34 sekonda dhe 488 të mijëtat me goma hiper të buta, duke lënë pas krahëve Max Verstappenin me Red Bull me 5 të qindtat më shumë me të njëjtin tip gomash, si dhe Leëis Hamiltonin me 33 të qindtat më shumë, pavarësisht se kishte gomat soft të montuara në njëvendëshen e tij.

Megjithatë, përpara se të shkojmë drejt provave zyrtare për “pole position” dhe garës së Çmimit të Madh të Rusisë, këtë të premte janë zyrtarizuar edhe penalizimet ndaj Red Bullit: të dy pilotët, Verstappen dhe Ricciardo do ta nisin garën nga fundi.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel