Presidenti i Fiorentinës: Gjyqtari, lojtari më i mirë i Interit!

26/09/2018 16:55

Interi fitoi mbrëmjen e së martës 2-1 ndaj Fiorentinës, në një sfidë të kontestuar nga drejtuesit e skuadrës kundërshtarë për favorizim nga arbitri i ndeshjes.

Presidenti i Fiorentinas reagoi me shumë frustrim, duke akuzuar Paolo Mazolennin për nja anshmëri. “Ishte lojë e bukur, por pa gjyqtarin do të ishte me më shumë respekt mes dy skuadrave dhe me një spektakël më i madh. Gjykimi i Mazolenit ishte jo i duhuri, provokativ dhe i njëanshëm. Ai ishte lojtari më i mirë i Interit”.

Presidenti i Fiorentinës pati pakënaqësi edhe ndaj VAR-it. “Ne patëm ndeshje të mrekullueshme, por VAR krijon vetëm përbindësha që duan të rrëmbejnë vëmendjen”, deklaroi Cognigni.

Top Channel