Po kërkoni një eksperiencë të veçantë, për t’u kujtuar gjatë? Një mundësi është treni i çokollatës, që mund t’iu çojë në parajsën zvicerane të çokollatës dhe të djathit.

Treni ofron një udhëtim të klasit të parë drejt Maison du Gruyere, ku misteret e prodhimit të djathit të famshëm zviceran do t’iu zbulohen.

Atje, djathi ka nisur të prodhohet që në vitin 1115. Aty të japin të provosh copëza djathi, teksa e sheh me sytë e tu sesi prodhohet. Më pas mund të vizitosh edhe një qytezë mesjetare shumë sharmante, Gruyeres, me mundësinë për të vizituar kështjella të mrekullueshme, si ato të përrallave.

Ndalesa përfundimtare është në legjendarin “Maison Cailler” në Broc. Atje mund të zbulohen sekretet e çokollatës zvicerane dhe të shijohen copëza plot shije.

“Cailler” është marka më e vjetër e çokollatës në Zvicër dhe në fabrikë mund të bësh një tur virtual, teksa të duket sikur ndodhesh në “Disney World”-in e çokollatës, me ëmbëlsinë e pakrahasueshme që të ofrohet në fund.

Top Channel