“Shteti rus kundër Olegut”. Filmi për regjisorin ukrainas që u arrestua nga Moska u shfaq në Tiranë

25/09/2018 15:14

Shteti rus kundër regjisorit Oleg Sentov është dokumentari që i tregon botës historinë e regjisorit ukrainas, i cili u vu në qendër të vëmendjes pas aneksimit të Krimesë në 2014.

Ai ishte një kundërshtar aktiv i pushtimit, derisa u arrestua nga rusët me akuzën e terrorizmit. Regjisori Askold Kurov i kushtoi atij një dokumentar, me të cilin edhe u përmbyll edicioni i 13 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij Linda Rama.

“Jemi takuar vetëm një herë në Moskë, kur ai erdhi për premierën e filmit të tij, në 2012. Më pas, Oleg u arrestua dhe ky ishte një shok për të gjithë. Çdokush është i dobishëm të ndihmojë në një situatë si kjo. Unë vendosa që gjëja që duhet të bëja ishte ky dokumetar dhe t’ju tregoj njerëzve historinë e Oleg Sentsovit”, shprehet Kurov.

Mbarë opinioni publik dhe një grup i madh intelektualësh e kineastësh reaguan për të. Ashtu si edhe numri 1 i kinemasë ruse, Aleksandr Sokurov: “Në 2015, Oleg u dërgua në një burg të sigurisë së lartë, ku u dënua për 20 vjet. Këtë vit, në 14 mars, ai hyri në një grevë urie, sepse ai tha që nuk do të qëndroojë për 20 vjet në këtë burg. Ai po merr disa terapi, me glukozë e substanca që e suportojnë. Ai është gjallë, por në fakt është duke vdekur dalëngadalë”.

Kurov tha: “Kjo nuk është vetëm për një njeri, është për të gjithë situatën dhe njerëzit. Ju lutem na ndihmoni!”

Top Channel