“Shqiptarët, – deklaron kreu i Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferri, – kanë vullnet për të votuar ‘pro’ në referendum. E në fakt, votat e elektoratit shqiptar në vendin fqinj konsiderohen mjaft të rëndësishme.

Duke folur për agjensinë e lajmeve Ina, analisti Goce Pacemski i referohet një logjike të thjeshtë matematikore.

“Nese gjykohet sipas anketave te deritanishme, shprehet ai, votuesit shqiptar me shumë gjase do të rezultojnë vendimtarë në arritjen e pragut të nevojshëm të pjesëmarrjes që votimi plebishitar të jetë i suksesshëm. Por këtë pozicion të elektoratit shqiptar është e qartë se do të përpiqen ta shfrytëzojnë partitë e sidomos opozita”, shton ai.

Kjo e fundit u akuzua se fundi për dyfytyrësi në këtë proces: Në publik i bën qejfin faktorit ndërkombëtar dhe mbështet integrimin euro-atlantik të vendit, ndërsa nga ana tjetër punon për sabotimin e referendumit.

Vetëm një javë përpara votimit, njohësit e çështjeve politike mendojnë se një pjesë e elektoratit të partisë opozitare VMRO-DPMNE do të dalë të hedhë votën në referendum edhe pse e kundërshton marrëveshjen Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit.

Mbetet e paqartë në vazhdimësi ndërkohë nëse numri i votuesve do të jete i mjaftueshëm qe nisma të rezultojë një sukses.

Top Channel